Drejtësia shqiptare/ Kostituohet KED-i. Ambasadorja Yuri Kim: Kur të ndëshkoni të korruptuarit, do të fitoni besimin e njerëzve

186
Sigal

Ja kush janë anëtarët që u zgjodhën nga Presidenti me short

Kostituohet KED, zhvillohet mbledhja e parë në Gjykatën e Lartë

KED zhvilloi dje mbledhjen e parë për vitin 2021 në Gjykatën e Lartë, ku u diskutua për vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është kostituuar me anëtarët e zgjedhur me short nga Presidenti Ilir Meta. Ata janë: Marsida Xhaferllari nga Gjykata Kushtetuese, Elsa Toska nga Gjykata Kushtetuese, Ervin Pupe nga Gjykata e Lartë, Adnan Xholi nga Prokuroria e Përgjithshme, Astrit Kalaja nga Gjykatat e Apelit, Elona Toro nga Gjykatat e Apelit, Gjon Fusha nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, Genti Xholi nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, Rilinda Selimi nga Gjykatat Administrative. Ndërsa anëtarët zëvendësues janë: Fiona Papajorgji nga Gjykata Kushtetuese, Ilir Panda nga Gjykata e Lartë, Kujtim Luli nga Prokuroria e Përgjithshme, Zegjine Sollaku nga Gjykata e Apelit, Kleanth Zeka nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, Gentiana Xhelili nga Gjykatat Administrative. KED vlerësoi se me konstituimin e tij, menjëherë duhet të angazhohet për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat janë unike dhe të pazëvendësueshme lidhur me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vaktante për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Ambasadorja Kim: Kur të ndëshkoni të korruptuarit, do të fitoni besimin e njerëzve

Ambasadorja Yuri Kim, deklaroi se shqiptarët meritojnë një qeverisje që punon në emër të tyre dhe përmirëson jetën e tyre. Në fjalën e saj, diplomatja amerikane bëri apel për të ndëshkuar të korruptuarit në mënyrë që të kthehet besimi i njerëzve. Ambasadorja Yuri Kim: Ekzistojnë pengesa serioze për qeverisje të mirë, si zyrtarë të korruptuar, sektor drejtësie të kapur nga interesa politikë, gazetarë që raportojnë për interesa të caktuara, ose të kërcënuar kur raportojnë korrupsionin, poste zyrtare për interesa vetjake ose partiake etj. Shqipëria duhet të nisë raportet periodike të performancës për gjyqtarët e prokurorët, për të siguruar administrim të drejtë e efektiv të drejtësisë. Shqipëria e ka nisur në këtë rrugë dhe reforma në drejtësi ka filluar të tregojë rezultate. Reformat do të vazhdojmë t’i mbështesim. Mbetemi thellësisht të përfshirë në forcimin e SHÇBA, duke ofruar trajnime. Ne përshëndesim përpjekjet e KLGJ dhe Gj Lartë, për të vendosur funksionalitetin.