Rezultati turpërues i 6 marsit/ Bardhi ‘shtrëngon fortë’ Bashën: Trishtim…por jo përgjegjës

207
Sigal

Pas rezultatit turpërues në zgjedhjet e 6 marsit, sekretari i Lulzim Bashës, Gazment Bardhi, ndjehet i trishtuar kur sheh demokratët që urrejnë njëri-tjetrin, por ai nuk sheh vend për pëegjegjësi. 

I pyetur për rezultatin dramatik, Bardhi thotë se nuk është koha për përgjegjësi por për reflektim, duke iu shmangur në mënyrë të drejtpërdrejtë njësoj si eprori i tij, Lulzim Basha.

Bardhi: Mirënjohje për 6 kandidatet për sakrificën për betejën e jashtëzakonshme, sapo po kthehem nga Bashkia Lushnjës ku kam ndjekur fushatën, ndjej trishtim që kam parë demokratë që ndjejnë urrejtje ndaj njeri tjetrit. Nuk është dita për përgjegjësi, po për reflektim.