Video/ Dalin pamjet e dëmtimit të Mbappe, PSG në ankth para sfidës ndaj Realit

135
Sigal

Lajm i keq te Paris Saint Germain! Diten e sotme nga Franca qarkullon lajmi se rrezikohet prania e Kylian Mbappé në ndeshjen e së mërkurës kundër Real Madridit. Sulmuesi, në fakt, siç është komunikuar nga klubi francez, ka pësuar një goditje në këmbën e majtë gjatë stërvitjes të së hënës që nuk e ka lejuar të përfundojë seancën me shokët e skuadrës.

Kishte frikë për një frakturë, por ekzaminimet e hershme e përjashtuan këtë hipotezë. Megjithatë, francezi mbetet ne dyshim për rikthimin e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve me klubin e Al-Khelaifit që do të bëjë një sqarim të ri për gjendjen e tij në 24 orët e ardhshme.

Mungesa e Mbappe do të ishte një humbje e rëndë për parisienët, të cilët bënë pa të edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit: sulmuesi i lindur në 1998 u skualifikua dhe shokët e tij u mundën nga Nice e Galtier në sekondën e fundit. Ish-lojtari i Monaco ishte bërë protagonist ndaj Realit në ndeshjen që shkoi në “Parces de Princes” me gol, pas një aksioni personal, duke i dhene keshtu nje avantazh ekipit francez.

Tani, megjithatë, mungesa e tij e mundshme mund të ndryshojë skenarët në ndeshjen e dytë të Bernabeut, me Pochettino, i cili në rast të humbjes së francezit, do të detyrohej të ridizenjonte sulmin e tij dhe duke aktivizuar ne kete rast Icardin. Por, ajo qe ia vlen te thuhet eshte nje gje tjeter….

Video qe qarkullon ne rrjetet sociale tregon momentin kur Mbappe u shkel nga shoku i skuadres ne tentative per t’i hequr topin dhe ndjeu dhimbje. Por, sipas tifozeve te PSG nuk duket si dicka e rende dhe qe t’i humbe sfiden, ndaj ka nga ata qe flasin se mund te jete justifikim qe te mos luaje kunder Real Madrid.

Lojtari ne fjale qe e lendoi ishte Gueye dhe menjehere si ai dhe gruaja e tij, ne rrjetet sociale, kane kufizuar mesazhet dhe komentet e marra me plot mllef dhe urrejtje sepse fajtor se kishte demtuar yllin e PSG ne stervitje…

Leonardo, ditet e fundit është rikthyer për të folur për të tashmen dhe të ardhmen e klubit francez përmes një interviste të gjatë dhënë për gazetën L’Equipe. Ndër çështjet e shumta që u prekën ishte edhe ajo që lidhet me të ardhmen e Kylian Mbappe, një xhevahir francez që i skadon kontrata qershorin e ardhshëm dhe një objektiv i deklaruar i Real Madridit: “Për sa kohë që nuk ka firme me askend, ne do të provojmë gjithçka. Do të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë”.