Berisha: Fitoren e Shkodrës do ta shtrijmë në gjithë Shqipërinë! Fitoi opozita e vërtetë

205
Sigal

Lideri historik i PD, Sali Berisha, komentoi para Kuvendit fitoren e kandidatit të koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ Bardh Spahia në Bashkinë Shkodër. Berisha teksa falenderoi aleatët, LSI-në dhe Partinë Demokristiane, tha se rezultati u arrit në kushtet më të jashtëzakonshme.

“Shkodra mbetet e pamposhtur në vizionin e saj perëndimor. Kam një falenderim të veçantë për demokratët, anëtarët e aletatëve LSI dhe Partisë Demokristiane që u anngazhuan me një përkushtim të veçantë për kandidatët tanë që përfaqësuan alternativën e ‘Shtëpisë së Lirisë’ Mirënjohje për ata numërues që e zbardhën në detyrë. Natyrisht, rezultati u arrit në kushtet më të vështira, të jashtëzakonshme.”-tha Berisha.

Lideri historik i PD një koment e kishte edhe për Lulzim Bashën, të cilin e quajti patericën e kreut së meduzës, Edi Rama.

“Brava është demokrati i vetëm në Shqipëri që ndjehet se nuk humbet dhe nuk ka humbur. I ka dhënë një zgjidhje përfundimtare problemit duke shpallur çdo humbje në mosfitore, të paktën jo humbje. Këto zgjedhje janë më të fuqishmet për demokratët shqiptarë që të bashkohemi, populli opozitar votoi masivisht opozitën e vërtetë. Të bashkohemi rreth PD-së së Rithemeluar të vazhdojmë që fitoren e Shkodrës ta shtrijmë në mbarë Shqipërinë.”-tha Berisha.