“Ndërtohet” muri i Berlinit me një ton çokollatë nga Patrick Roger

470

Muri gati shtatë metra i gjatë do të shkatërrohet, të paktën pjesërisht në mënyrë simbolike në orën 10 e gjysmë të natës, koha kur turma gjigante e njerëzve ishte mbledhur rreth murit të vërtetë 9 nëntorin e vitit 1989

“Teknikisht, është e qartë se me çokollatën nuk prodhon dot pjesë të këtyre përmasave, është mjaft e rëndë. Është dhe e vështirë për tu punuar, sepse bie, e dëmtohet. Por ideja është që kur të vijë ora për rrëzimin e tij, çdo kalimtar do të ketë mundësinë të marrë një copëz të këtij muri prej çokollate dhe ta ruajë si kujtim”, shprehet Patrick Roger.

Gati 1 ton çokollatë është përdorur për realizimin e murit të veçantë, grafitit që shfaqen në sipërfaqen e të cilit përcjellin idenë e lirisë së rifituar.