Hakerat kanë sulmuar mbrëmë web faqen zyrtare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Pas vjedhjes së web-it, hakerat kanë lënë edhe një mesazh me përmbajtje ofenduese për këtë parti dhe liderin e saj, Ramush Haradinajn, ndërsa në ballinën e faqes është shfaqur një foto me emblemën e UÇK-së.
“Haradinaj është vrasës” është shkruar në disa gjuhë të ndryshme, përveç shqipes dhe gjuhës serbe.
Kujtojmë se një ditë më parë lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj, doli para gjykatës në Colmar të Francës, ku pala serbe paraqiti provat e saj që sipas tyre e dënojnë Haradinajn. Ndërkohë, gjykata franceze pritet të japë vendimin përfundimtar vetëm pas një jave.