BE-ja kërkon zgjidhje urgjente për krizën politike

314
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev shpalli sot dështimin e negociatave për zgjidhjen e krizës politike dhe vazhdimit e publikimit të materialeve të përgjimeve të ashtuquajtura ‘bomba’. Mirëpo, lidhur me këto pohime të liderit të opozitës maqedonase, i menjëhershëm ishte reagimi i zëdhënëses së Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiq.
Ajo i ftoi urgjentisht partitë politike që vazhdojnë bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje që do ti jepte fund krizës politiken vend.
“Qëndrimi ynë është mëse i qartë: I ftojmë urgjentisht partitë politike që të gjejnë kompromisin në interes të vendit dhe të qytetarëve. Marrëveshja e 2 qershorit e ofron bazën që nevojitet, ndërsa mbetet edhe një çështje kyçe për të cilën duhet të arrihet marrëveshje. Nuk keni kohë për të humbur”, deklaroi Kocijançiq.
Sigal