Shpërthim në Beograd, një i vdekur dhe dy të plagosur

299
Sigal

Një shpërthim është regjistruar sot në Beograd, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në qendër të Beogradit, pranë zyrave të Radio Televizionit të Serbisë.

Mediat serbe shkruajnë se dy të tjerë kanë mbetur të lënduar, dyshohet se arsye e shpërthimit mund të ketë qenë një defekt në sistemin e ajrimit në zyrat e RTS-së.

Nga shpërthimi disa objekte kanë pësuar dëme, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.