Plagosi komshiun në sy të gruas dhe fëmijëve, lihet në burg 69-vjeçari Gjergj Gjini

279
Sigal

Gjergj Gjini, personi që plagosi Hilë Gjinin në Lezhë është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës. Vendimi është marrë gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme.

Vetë 69-vjeçari ka mohuar të ketë pasur si qëllim vrasjen e Gjinit.

Përpara trupit gjykues, ai ka rrëfyer se kanë pasur konflikte të herëpashershme me njëri-tjetrin dhe qëllimi i tij ishte vetëm ta trembte.

“Nuk kisha qëllim ta vrisja, doja thjesht ta trembja. Kemi pasur konflikte të herëpashershme me njëri-tjetrin,”– ka rrëfyer 69-vjeçari. Por, pavarësisht pretendimeve, Gjykata e ka lënë në burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e të martës. Gjini po dërgonte fëmijët e tij në shkollë, kur fqinji i preu rrugën dhe e qëlloi me armë zjarri.

E shoqja dhe fëmijët panë të gjithë horrorin por sërish u treguan mjaft të fortë.

Ata u dolën para plumbave dhe arritën t’i merrnin armën autorit duke shmangur tragjedinë.