E RËNDË/ Dyshohet se përdhunoi një 26 vjeçare, arrestohet 35-vjeçari në Lushnje

278
Sigal

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë.

Policia thotë se në pranga u vu shtetasi me iniciale V.F.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin V. F., 35 vjeç, banues në Savër, Lushnjë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26 vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.