Shkencëtarët William Campbell, Satoshi Omura dhe Yauyou Tu, janë fitues të çmimit Nobel për mjekësi për vitin 2015, të shpallur sot në Stokholm të Suedisë.
Campbell, i lindur në Irlandë, dhe Omura, shtetas japonez, këtë çmim e kanë marrë për zbulimet lidhur me terapinë e re kundër infektimeve të shkaktuara nga parazitët e skrrajave.
Shkencëtari Tu nga Kina është shpërblyer për zbulimin e terapisë së re kundër malarjes./Rel/