Letra, Braho: Destabilizimi ka filluar të qetësohet

397
Ka filluar të qetësohet destabilizimi. Kjo ka qenë deklarata e kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, në përgjigje të interesit të gazetarëve nëse Shqipëria është ende në rrezik destabilizimi.
Deklaratën Braho e bëri pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë.
Disa ditë më parë, Braho në cilësinë e kreut të Komisionit ë Sigurisë u adresoi një letër krerëve të institucioneve kryesore në vend, ku shkruhej se po synohet destabilizimi i vendit duke akuzuar Ilir Metën.
Në letrën e tij, deputeti Braho akuzonte Tom Doshin dhe Dritan Priftin se kanë ushtruar presion ndaj familjarëve të Kastriot Ismailajt për të dhënë dëshmi kundër Ilir Metës.
Prokuroria e Tiranës nisi verifikimin për letrën e Brahos, ndërsa në pyetje u morën Vojsava Ismailaj, Tom Doshi dhe Dritan Prifti.
Sigal