Belind Këlliçi: PD-së i duhet një profil politikani që të bashkojë të gjitha fraksionet për t’u përballur me regjimin

355
Sigal

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka folur për kuvendin e 30 prillit dhe miratimin e rezolutës e cila dënonte mënyrën se si Lulzim Basha ka drejtuar përgjatë 8 viteve PD-në. Këlliçi ka theksuar se PD-së i duhet një profil i atij politikani që humbjen nuk e quan fitore dhe se të bashkojë të gjitha fraksionet për t’u përballur me rregjimin e Edi Ramës. Një tjetër pikë ku është ndalur Këlliçi është rezoluta e miratuar nga delegatët e PD-së, të cilët janë distancuar dhe kanë dënuar mënyrën se si Basha ka drejtuar partinë dhe se pika më e rëndësishme ishte zotimi se brenda 2025, në strukturat drejtuese do ketë 40% gra dhe 30% të rinj nën moshën 30 vjeçare. Ai profil kryetari që i mungon PD-së është ai profil që e çon PD-në në fitore, ai që humbjen nuk e quan fitore dhe që është i zoti që të mbledhë të gjitha fraksionet dhe të jetë një figurë e gjithëpranuar në kampin opozitar dhe të mbledhë të gjitha fraksionet bashkë për të garuar përballë Edi Ramës. Një njeri që e njeh Edi Ramën politikisht dhe që të galvanizojë të gjithë energjinë opozitare që është sot në Shqipëri që për momentin nuk po adresohet aty ku duhet. 22 maji është një lajm i mirë sepse merr fund dilema kush do të jetë kryetari si proces jo për emër dhe pas kësaj date të fokusohemi të bëjmë opozitë. Qytetarët duan zgjidhje dhe këtë zgjidhje do ja ofrojë opozita e pakapur: PD-ja që uroj që brenda tre javësh të jetë kompakte në luftën e saj përballlë qeverisë dhe Edi Ramës.