PD:Shqipëria e mbuluar me plehra, Edi Rama kërkon të sjellë edhe plehrat e Europës

446

Gazeta Telegraf/

Sigal

 


Shqipëria e mbuluar me plehra, Edi Rama
kërkon të sjellë edhe plehrat e Europës

 

Sekretari i Aksionit Qytetar, Salianji,
denoncon pranë një mali të rrezikshëm mbetjesh të papërpunuara, të braktisura,
afër Gjirit të Lalzit

 

Male të mëdha me mbetje, me plehra, që ndosin
zonën dhe e bëjnë të pamundur jetën aty afër, gjenden kudo në Shqipëri. Këto
male me plehra rriten cdo ditë, sepse nuk përpunohen, nuk riciklohen. E
megjithatë, Edi Rama ka vendosur që këto grumbuj të rrezikshëm me mbetje, ti
shumëfishojë duke sjellur edhe nga Europa, gjoja për të mbajtur gjallë
industrinë ricikluese. Ndërkohë, më shumë se 80 përqind e mbetjeve shqiptare
nuk riciklohen. Partia Demokratike tregoi nga afër një sasi të madhe prej
këtyre mbetjeve që kanë pushtuar një zonë fare pranë atraksionit turistik të
Gjirit të Lalzit. Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, ishte në
terren.

“Po sjellim sot vetëm një dëshmi se si malet
me plehra kanë mbuluar Shqipërinë, se si plehrat që kryeministri i quan mall,
që duhet ti marrë nga jashtë për shkak se nuk ka Shqipëria, për të mbajtur
industrinë riciklues, ndodhen në çdo pjesë të vendit. Këtu jemi në Bizë, vetëm
500 metra larg resortit turistik që do të ndërtohej nga Fati Mitri i cili do të
hapte 1200 vende të reja pune. Jemi vetëm 1 kilometër në vijë ajrore nga avioni
i Guido Guidit i cili kishte ardhur për të transportuar drogë”, thotë Salianji
duke treguar një mizori me mbetje e plehra.

“Droga dhe plehrat janë alternativa e Ramës
për të mbuluar vendin. Kjo është Shqipëria e cila nuk ka kapacitet dhe nuk
investohet për të ndarë në burim dhe për të ricikluar plehrat e veta, por sipas
kryeministri këto plehra janë para, të cilat sot hidhen rrugëve sot, para të
cilat kthehen në kancerogjene për banorët e zonës dhe në dëmtuese të mëdha jo
vetëm të imazhit të Shqipërisë por të jetës së qytetarëve shqiptarë, të cilët
janë të detyruar të bashkëjetojnë me këto male me plehra që ne do ti sjellim
rast pas rasti, sepse në fakt kanë mbuluar Shqipërinë. Plehrat janë mall, thotë
kryeministri. Po pse atehere plehrat, pra paratë, qytetarët dhe shtetet e
Bashkimit Europian do ti sjellin në Shqipëri?! Në rast se janë para pse
kompanitë ricikluese nuk investojnë dhe nuk i marrin plehrat për ti përpunuar
në vendin e origjinës, aty ku duhet të përpunohen. Pse kryeministri dhe
industritë ricikluese nuk investohen për të marrë këto male me plehra dhe për
ti kthyer në para dhe vende pune për qytetarët shqiptarë?! Rezikshmëria e
mbetjeve dhe plehrave do të jenë një katastrofë e madhe për Shqipërinë dhe
është një akt antikombetar”, shprehet Ervin Salianji.