Shkon në tre numi i viktimave në Maqedoninë e Veriut

344
Sigal

Ka shkuar në 177 të infektuar numri i personave me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në tre. Mediat maqedonase raportojnë se viktima e tretë është nga Qendër Zhupë dhe këtë e konfirmoi edhe vet ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Sot kemi edhe një paciente të sëmurë nga virusi Korona. Pacientja tanimë një kohë ishte në aparate për frymëmarrje. Për fat të keq ajo ndërroi jetë para pak çastesh. Ishte 66 vjeçe”, tha Filipçe.

Më tej ai shtoi: “Është mirë se një pjesë e pacientëve po diagnostikohen në fazë shumë të hershme. Vlerësoj se të kjo është e mirë, sepse mund të përcaktohemi për terapi adekuate. Punktet po funksionojnë shumë mirë, mjekët amë po caktojnë testime. Në rrjedhë është seanca e Qeverisë së republikës së Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë se si do të organizohet ora policore gjatë uikendit. Në këtë luftë të gjithë jemi të barabartë dhe të gjithë duhet t’i zbatojmë masat dhe rekomandimet. Gjithsecili është i rëndësishëm në këtë luftë. Të gjithë jemi të përgjegjshëm, të gjithë bartim përgjegjësi se vetëm të bashkuar mund të përballemi me këtë virus”.