Shkon në 51 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

255
Sigal

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Turqi ka shkuar tashmë në 51.

Lajmin e ka bërë të ditur zv/presidenti i vendit Fuat Oktay ndërsa të plagosurit deri më tani janë 896.

Një total prej 831 pasgoditjesh u regjistruan më tej në rajon. Kurse, Oktay njoftoi po ashtu se të paktën 26 ndërtesa të dëmtuara rëndë kanë nevojë për shembje urgjente.

Zv/presidenti i Turqisë shtoi po ashtu se vijojnë intesivisht operacionet e kërkim-shpëtimit në 26 zona.

Doğanlar, Yağcılar Emrah (dy ndërtesa) Yılmaz Erbek dhe Barış Sitesi (dy ndërtesa) ku vazhdojnë të punojnë me 2,076 personel.