Shkon në 46 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, 1212 të infektuar

287
Sigal

Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, duke shkuar në gjithsej 46.

Viktimat e fundit nga virusi ishin dy persona nga Athina e një nga Kosturi.

Në Greqi, zyrtarisht janë infektuar me koronavirus 1212 persona.

Prej personave të infektuar me virusin vdekjeprurës, 52 prej tyre kanë arritur të shërohen.