“Ndryshojnë ligje e nene në favor të tyre”, Panariti: Qeverisjet autokrate përdorin koronavirusin për abuzim me pushtetin

317
Sigal

Ish ministri Edmond Panariti me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeverisjet në botë po përdorin pandeminë për të abuzuar me pushtetin.

Panariti thekson se autokratët, nën pretekstin e pandemisë, po ndryshojnë ligje e nene në favor të tyre.

Postimi:

Qeverisjet autokrate mund ta perdorin pandemine per abuzim me pushtetin!

Eshte shumë e lehtë, nen pretekstin e pandemisë të shpallesh dhe të vendosësh masa të jashtëzakonshme, por është po aq e vështirë ti heqësh ato, thotë Douglas Routzen, President i Qendrës Nderkombetare për ligj ne Washington.

Autokratet kudo në botë, me pretekstin e pandemisë, po qeverisin me dekrete, po ndryshojnë me shpejtësi ligje dhe rregullore duke anashkaluar mekanizmat e kontrollit dhe balances së pushteteve për të konsoliduar sundimin e tyre.

Të gjithë jemi të gatshëm të kufizojmë lirinë në luftën ndaj pandemisë, por jo demokracinë!