Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë në Itali, në pranga katër persona. Tre prej tyre u kapen brenda një banesë ku ishin futur për të vjedhur

111
Sigal

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të hajdutëve shqiptarë, ku në pranga kanë përfunduar 4 persona, të cilët kryenin grabitje të banesave në Milano.

Hetimet nisën me zbulimin e një makine me motor të madh, e vjedhur dhe e përdorur nga grupi për të kryer vjedhje dhe arratisje, duke aplikuar herë pas here targa të ndryshme të vjedhura në makina të tjera, raportojnë mediat italiane.

Nga vëzhgimet, por edhe nga përgjimet telefonike hetuesit kanë zbuluar  se banda përdorte edhe makina të tjera. Ndërkohë janë mbledhur prova se grupi është përgjegjës për vjedhje të kryera në apartamente.

Tre shtetas shqiptarë të moshës 22, 28 dhe 37 vjeç u kapën brenda një shtëpie në Rodano, në provincën e Milanos, ndërsa anëtari i katërt i dyshuar i bandës, një 27 vjeç, u kap në zonën Niguarda të Milanos.

Një masë sigurie e lëshuar nga Prokuroria Publike e Monzas për vrasje në tentativë doli ndaj burrit, i cili rezistoi në përpjekje për t’u arratisur, pas një grabitjeje shtëpie të kryer në korrik 2021.