SHBA, Rusia dhe Jordania bien dakord për të vendosur armëpushim në Siri

517
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Jordania kanë rënë dakord për të vendosur armëpushim në Siri, i cili pritet të nisë të dielën. Jordania ka bërë të ditur se armëpushimi është arritur përmes një linje të rënë dakord nga forcat qeveritare dhe rebelët.
Armëpushimi u shpall pasi lideri rus dhe ai amerikan u takuan ballë për ballë për herë të parë. Gjatë takimit, Trump dhe Putin diskutuan një sërë çështjes përfshirë edhe Sirinë.

Mbi 300 mijë persona kanë humbur jetën në luftën në Siri e cila filloi me protestat anti-qeveritare në vitin 2011, 5.5 milionë njerëz u larguan nga vendi dhe 6.3 milionë të tjerë u zhvendosën brenda vendit, ka njoftuar agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur krahë të kundërta, Moska ka mbështetur regjimin sirian, ndërsa Uashingtoni ka bërë thirrje për largimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Marrëveshja, për të cilën ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, tha se do të mbulonte rajonet e Daras, Kunitra dhe Sveida, raportohet se është rezultat i takimeve të pazbardhura me Rusisë dhe SHBA-së për Sirinë.

Lavrov tha se Rusia dhe SHBA-ja do të koordinohen me Jordaninë për të vepruar si garantues të respektimit të armëpushimit nga të gjitha grupet.
Sigal