Rusi: Putin fton forcat kurde për koalicion në luftë kundër ISIS

432
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka bërë thirrje forcave kurde të bëjnë koalicion me Sirinë dhe Irakun, në luftë kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik. Duke folur gjatë një takimi në Sochi, Putin ka thënë se Rusia është e gatshme për shkëmbim të informatave, me perëndimin, që lidhen me caqet e militantëve në Siri.

Ai ka thënë se kërcënimet nga terroristët janë mundësi për një bashkëpunim mes Rusisë dhe vendeve perëndimore. “Ne të gjithë duhet t’i bashkojmë forcat tona me ushtritë e rregullta të Sirisë, Irakut dhe kurdëve,” ka thënë Putin. Ky fjalim vjen pas një vizite të befasishme të presidentit sirian Bashar al Asaad, në Moske, këtë të marte.
Sigal