Kryeministri Ramush Haradinaj u ka dërguar një letër të gjithë kryeministrave të botës, ku i shpjegon natyrën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se zhvillohet mes dy shteteve sovrane.
Haradinaj thotë se duhet ti jepet fund propagandës serbe, se çështja e kufijve të Kosovës është ende në tavolinë, pasi Kosova e ka përmbyllur çështjen e shtetësisë që në 17 Shkurt 2008.
Reagimi i Haradinajt:
Mëngjesin e sotëm, u kam dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, me anë të së cilës u kam shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi.
Dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.
Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë.
Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008.