Loja me bursat e studentëve/ Qeveria u merr bashkive kompetencat, ministrja Shahini nisë joshjen e elektoratit për zgjedhjet vendore

472
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini josh elektoratin me bursat, për zgjedhjet vendore

Qeveria u merr bashkive të drejtën e dhënies të bursave, që t’ua japë votuesve të vet

Qeveria kërkon të bëjë lojë shahu me bursat e universiteteve. Ende kur akoma studentët protestojnë, duke kërkuar të drejtat e tyre ekonomike, qeveria nuk ka plotësuar kërkesat ekonomike studentëve, sepse asnjë shifër nuk u ndryshua e nuk u korrigjua në treguesit e buxhetit për 2019-n, vetëm u jep vetëm premtime.

Loja me bursat

Qeveria në prapaskenë dhe në fshehtësi, pa u konsultuar me askënd, kërkon që t’u marrë bashkive të drejtën e dhënies të bursave për studentët, të cilët vijnë nga familjet që nuk kanë të ardhura. Kështu, është vetë ministrja e Arsimit Besa Shahini, e cila, në vend që të shkojë tek studentët që protestojnë e të dialogojë me sinqeritet me ata, dje pohoi se qeveria do të shtyjë afatin e aplikimit për përfitimin e bursës për në universitete. Ministrja e Arsimit, Shahini nuk argumentoi pse do shtyhet afati i dhënies së bursave studentëve. E thjeshtëzuar, shtyrja e afatit të përfitimit të bursave ka vetëm një qëllim. Që bursat të ndahen sa më afër datës të zgjedhjeve në bashki, që do të mbahen në 30 qershor 2019. Qeveria kërkon që bursat për studentët t’ua shpërndajë atyre familjeve dhe studentëve që do të votojnë kandidatët për kryebashkiakë socialistë. Qeveria, sipas pohimit të ministres Shahini, do të jetë ajo që do të përcaktojë cilët do të përfitojnë bursat, kur deri tani ligji këtë të drejtë ua jep bashkive. Ministrja Shahini nuk jep asnjë sqarim, pse qeveria do të jetë ajo që do të shpërndajë bursat për studentë dhe jo bashkia. Por, qeveria u kërkon bashkive, që t’i dërgojë ministrisë së Arsimit listat e familjeve që kanë të ardhura të pakta, dhe mbi këto lista, (që edhe mund të manipulohen, paskëtaj në qendër), do të përcaktohen se cilët studentë do të marrin bursat. Kjo procedurë që kërkon të zbatojë qeveria lë hije të shumta dyshimi, që gjatë rrugës, edhe mund të manipulohen, sepse, do të jetë ministria e Arsimit që do të vendosë se cilët do të përfitojnë bursat dhe jo bashkia, kur bashkia, këshilli bashkiak e njeh më mirë gjendjen e familjeve që duhet të përfitojnë fëmijët e tyre bursën për në universitet. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se çdo student do të ketë mundësi të dorëzojë dokumentet e nevojshme për të aplikuar për bursë deri më 31 janar. Mjafton që çdo student të marrë vërtetim në Bashki, ku tregon se i përket kësaj kategorie përfituesish.

Ministrja Shahini: Shtyhet afati deri më 31 janar që të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e bursës. Për kategoritë e veçanta ka qenë Bashkia që ka nxjerrë listat përfundimtare, sivjet bursat jepen nga qeveria. Mjafton që të merrni një vërtetim në bashki dhe më pas do përfitohet bursa. Janë bordet e universiteteve ato që nxjerrin listat përfundimtare të studentëve që përfitojnë bursë. Ju bëj apel që të zëvendësoni orët e humbura sa më parë. Puna më e madhe duhet të bëhet nga administratat e universiteteve.

Grupi i PD: Kërkohet anulimi i ligjit të Arsimit të Lartë

Grupi Parlamentar i PD-së dje vendosi që do të kërkojë në komisionet parlamentare që të anulohet ligji për Arsimin e Lartë. Kjo ishte edhe një nga arsyet, që opozita do të marrë pjesë në komisionet parlamentare.

Kreu i PD, Basha: “Aty ku ka kalendar me çështje sensitive për qytetarët do shkojmë. Arsimi në Shqipëri është në kolaps total. Duhet të angazhojmë gjithë kapacitetet tona për arsimin. Duhet të jemi të qartë. Qëndrimi ynë është anulimi i ligjit të Arsimit të Lartë. Për platformën e arsimit të lartë të angazhohen, ish-ministra arsimi, deputetë aktuale, pedagogë. Duhet të jemi të angazhuar totalisht për zinxhirin arsimor”, mësohet se ka deklaruar kreu i PD-së.