Prag lufte? SHBA stërvitje me Korenë e Jugut, marrin pjesë 230 avionë luftarakë

719
Rreth 12 mijë ushtarë dhe personel nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur një stërvitje të përbashkët me Korenë e Veriut, e cila do të zgjasë deri në 8 dhjetor.
Në stërvitjen e quajtur “Vigilant Ace” marrin pjesë më tepër se 230 aeroplanë luftarakë. Zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se avionëve F22 i janë bashkuar edhe ata F35, që të gjithë të pakapshëm nga radari dhe që shënojnë majën e teknologjisë ajrore luftarake amerikane.
Këto ushtrime, Koreja e Veriut i ka konsideruar si provokuese, që mund të çojnë në konflikt atomik në çdo moment”.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se ushtrimi i përbashkët do ta forcojë gatishmërinë dhe kapacitetet operacionale të përpjekjeve për garantimin e paqes dhe sigurisë në Gadishullin Korean.
Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike më 28 nëntor, që ishte e fundit në serinë e lëshimeve të raketave balistike të cilat kanë shtuar tensionet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët në rajon.
Shtetet e Bashkuara kanë 28 mijë ushtarë në Korenë e Jugut, të cilët janë në gatishmëri në rast të ndonjë sulmi nga ana e Koresë së Veriut.
Sigal