Arrestohet çifti i shqiptarëve në Greqi, akuzohen se kanë bashkëpunuar me grabitësit që hapen zjarr kundër Policisë

399
Sigal

Policia greke ka zhvilluar sot një operacion në Prevezë, që ka përfunduar me arrestimin e dy shqitparëve, një burrë dhe një grua. Sipas informacioneve, bëhet me dije se çifti i të arrestuarve kanë ndihmuar grabitësit nga Shqipëria, të cilët gjatë ditës së djeshme shkëmbyen zjarr me forcat e policisë greke në Korinth.

Më tej shtohet se të arrestuarit kanë qenë pjesë e grupit të grabitësve  dhe i kanë ndihmuar ata vazhdimisht. Çifti shqiptar dyshohet se merrte makina me qira për llogari të tre grabitësve dhe akuzohen se kanë marrë pjesë nga grabitjen e Bankës së Pargës në Greqi.

Policia e vendit fqinj ka lajmëruar se në orët në vazhdim do të japë informacion zyrtar në lidhje më këtë grupim.Dje shqiptarët janë përplasur me armë me policinë greke, e për rrjedhojë 2 persona janë plagosur.