Politikani serb tregon presionin që ka prokuroria në vrasjen e Ivanoviçit

567
Kur flitet për Kosovën, flitet për ne, prandaj s’mund të qëndrojmë indiferentë. Kështu i ka thënë të përditshmes së Beogradit “Danas” politikani serb me ndikim nga Kosova, Momçillo Trajkoviç.
Trajkoviç ka shtuar se teza sipas të cilës presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka fituar në Kosovë mbi 80 për qind të votave të serbëve të Krahinës, siç ky e quan Republikën e Kosovës”.
Ky lider serb ka paralajmëruar se bashkë me një grup serbësh të Kosovës, me autoritet, më 30 janar do të shkojë në Beograd për t’u takuar me Aleksandar Vuçiçin.
“Askush s’mund të na kalojë të tretur nëpër ujë, madje as presidenti Vuçiç”, ka thënë Trajkoviç dhe ka shtuar se “i vetmi njeri i cili ka kuptuar nevojën e organizimit autentik të serbëve të Kosovës” e Metohisë ka qenë Zoran Gjingjiç, me të cilin qemë marrë vesh të organizohet Lëvizja për Kosovë e Metohi”, citon gazeta atë, transmeton Koha.net.
Trajkoviç tha se Lista Serbe ia ka dhënë votën Kadri Veselit dhe “koalicionit të luftës të UÇK-së” dhe tani nuk shfrytëzohet kjo që “Koalicioni i luftës” varet nga vota e Listës Serbe si mjet presioni që Prokuroria e Serbisë të marrë pjesë në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.
Sigal