Depresioni pas lindjes, 80% e nënave kanë nevojë për këshillim psikologjik

4189
Sjellja e një foshnje në jetë është padyshim një nga ngjarjet më të bukura që përjeton çdo femër, mirëpo ndryshimet e mëdha që ndodhin gjatë kësaj faze (luhatjet e humorit, ndryshimet fizike, shëndeti i bebes) ndikojnë dukshëm dhe anën psikologjike të saj. Sjellja e një foshnje në jetë është padyshim një nga ngjarjet më të bukura që përjeton çdo femër, mirëpo ndryshimet e mëdha që ndodhin gjatë kësaj faze (luhatjet e humorit, ndryshimet fizike, shëndeti i bebes) ndikojnë dukshëm dhe anën psikologjike të saj. Shtatzënia është një nga periudhat më të bukura dhe më të vështira njëkohësisht në jetën e një femre. Përpos të gjitha “problemeve” hormonale që sjell shtatzënia në jetën e një femre ndryshojnë shumë gjëra. Ndryshon pamja fizike dhe mënyra se si ajo e sheh veten. Shumë gra nuk i përjetojnë mirë ndryshimet fizike që pëson trupi. Përpos kësaj ka shtatzëni që shkojnë mirë, por ka dhe të tjera që ndeshën me shumë probleme, duke filluar që nga shëndeti i bebes, shëndeti i nënës, dhe pikërisht këtu fillojnë edhe problemet e para psikologjike, por mund të jenë edhe situata të mëparshme, ngjarje që nëna i ka përjetuar, abort e depresion i mëparshëm. Pikërisht për shkak të gjithë këtyre ‘problemeve’, por edhe qoftë për t’i përgatitur ata se si do të jetë shtatzënia, lindja dhe periudha pas saj, çdo nënë duhet të marrë këshillim psikologjik gjatë dhe pas kësaj faze”. Rreth 80% e nënave që në ditët e para të lindjes përjetojnë fenomenin “baby blues” (depresion postnatal) që konsiston në paaftësi për t’u kujdesur për beben, qarje, mërzitje dhe lodhje të vazhdueshme (zgjat 7¬8 ditë). Ndërsa psikoza pas lindjes kemi hasur më pak (1 në 30 lindje) edhe pse në fakt, kjo shifër pretendohet të jetë disa herë më e lartë.

Arsyet e depresionit të paslindjes 
Sjellja e një fëmije në jetë është gjë e mrekullueshme për gruan. Megjithatë pas lindjes së bebes, shumë nëna të reja mund të hasen me paqëndrueshmëri psikologjike dhe emocionale për shkak të presionit të madh shpirtëror, që quhet depresioni i paslindjes. Nëse nuk i kushtohet vëmendje, depresioni i paslindjes mund të shkaktojë psikozë si dhe shumë probleme të tjera. Shtatzënia dhe lindja e bebes është një periudhë shumë e rëndësishme e grave. Gjatë kësaj periudhe, femrat ngarkohen me shumë presionin fizik dhe psikologjik. Gjatë 9-muajve të shtatzënisë po ashtu edhe lindjes me vështirësi të bebes, nënat e reja harxhojnë shumë energji fizike. Pas kësaj ato përballen me sfidat e tjera psikologjike, ku bëjnë pjesë dhe ndryshimi i stilit të jetesës, zgjimi gjatë natës për të ushqyer foshnjën me gji etj. Nëse nëna e re nuk e përballon dot të gjithë këtë presion, atëherë ajo mund të vuajë nga probleme emocionale pas lindjes, që ndahen në 3 lloje:

1. Psikoza e paslindjes;
2. Depresioni i paslindjes;
3. Simptomat e depresionit të nënës së re.

Psikoza e paslindjes nis zakonisht nga dita e 3-të deri në ditën e 14-të pas lindjes. Në fillim, nënat e reja mund të kenë pagjumësi, humbje të vetëdijes dhe luhatje të madhe shpirtërore etj. Më vonë, ato do të kenë halucinacione, mendime të kota, (si vetëvrasja, frikë se foshnja e tyre nuk do jetojë etj,) konfuzion dhe paaftësi për t’u përkujdesur për beben. Psikoza e paslindjes zhvillohet shumë shpejt, por edhe lehtësohet brenda disa javësh ose pas 2-3 muajsh. Specialistët thonë se afro 90% e femrave që vuajnë nga ky problem do të shërohen pas trajtimit të efektshëm shpirtëror. Një përqindje shumë e ulët mund të shkojë në vetëvrasje.

Depresioni i paslindjes
Nënat e reja që vuajnë nga depresioni i paslindjes kanë probleme me përqendrimin, memorien afatshkurtër, shqetësime shpirtërore, qajnë vazhdimisht pa shkak, lodhen shpejt, janë të pikëlluara, zemëruara, kanë mendime negative etj. Ky problem shfaqet zakonisht nga dita e parë deri në javën e 6-të. Periudha më e rrezikshme është në 10 ditët e para pas lindjes. Depresioni i paslindjes tek disa femra zgjat 6 deri 9 muaj. Po ashtu nënat e reja që vuajnë nga depresioni postnatal kanë ndjenjë faji, probleme me oreksin, shtim ose pakësim të tij etj. Këto simptoma paraqiten zakonisht në ditën e 3-të pas lindjes dhe largohen vetë brenda një jave. Ato janë më të lehta dhe nuk shkaktojnë pengesa psikologjike dhe probleme në aktivitetet shoqërore.

Nga se vjen depresioni i paslindjes?
1. Arsyet fizike që lidhen me çrregullimin hormonal. Ky fenomen vjen nga procesi i lindjes së bebes.

2. Arsyet psikologjike: mjekët theksojnë se gratë me depresion të paslindjes kanë vështirësi të përshtaten me rolin e ri të nënës dhe të kapërcejnë presionin e shkaktuar nga gjidhënia dhe përkujdesja ndaj bebes. Disa mjekë janë të mendimit se presioni i grumbulluar në periudhën e shtatzënisë dhe shqetësimet e mëdha mund të shkaktojë çrregullimet shpirtërore.

3. Arsyet shoqërore ku bëjnë pjesë problemet ekonomike, mungesa e përkrahjes nga bashkëshorti apo prindërit. Çdo nënë e re ka nevojë për mbështetjen e familjarëve.

Sipas studimeve tek mijëra gra, presioni tek nënat e reja shkaktohet nga 4 elemente kryesore:
1. Presioni i shkaktuar nga roli i ri i nënës: Nëna e re do të merakoset për qumështin e bebes, për veshjen e tepërt ose të paktë të bebes, sëmundjet e bebes dhe të gjitha detyrat e tjera që ka ajo si nënë.

2. Presioni i shkaktuar nga mungesa e përkrahjes sistematike: Këtu përfshihen shumë arsye, si përkrahja e pamjaftueshme psikologjike, mungesa e mbështetjes apo ndihmës nga bashkëshorti apo prindërit.

3. Stresi i shkaktuar nga mënyra e re e jetesës: Kur një grua sjell në jetë një qenie të re, jeta e saj kërkon disa ndryshime, si lënia e punës, kërkimi i një kujdestareje për beben etj.

4. Presioni i shkaktuar nga ndryshimi i trupit dhe i ndjenjave: Për shkak të shtatzënisë dhe lindjes së bebes, forma e trupit ka ndryshuar po ashtu edhe psikologjia, duke shkaktuar shqetësime të reja, si mbipesha, konsumi i tepërt i ushqimeve, ndjenja e parehatisë etj.

Simptomat
Simptomat që tregojnë depresionin post-natal janë të shumta. Ato ndryshojnë nga një grua në tjetrën. Ka gra që vuajnë nga një lloj letargjie, ankthi, tensioni, paniku, pagjumësie, ndjenja e fajit, mungesa e përqendrimit, etj.

Trajtimi
Sigurisht ilaçet janë të nevojshme por në veçanti rol të madh luan mbështetja e familjes dhe e miqve përreth. Zakonisht mjekët këshillojnë përdorimin e anti-depresorëve. Përmirësimi është i ngadaltë dhe progresiv. Por ilaçet duhen vazhduar të merren edhe pse mund të ndjehemi mirë. Disa ilaçe kanë efekte dytësore: tharje të gojës, përgjumje, gjendje konfuze…Nëse gjendja juaj rëndohet para menstruacioneve, mund të bëhen injeksione me progesteron për të shmangur këtë lloj tensioni paramenstrual.


Sigal