Përmbytet kampi i azilkërkuesve shqiptarë në Francë

160
Sigal

Përmbytjet në Garonne kanë shkatërruar një kamp të improvizuar prej rreth 15 shqiptarësh në Tulusë, në brigjet e lumit në rrethin Empalot.

Uji përmbyti dhe shkatërroi një pjesë të shtëpive të improvizuara.

Njerëzit u kthyen për të jetuar një javë pas shirave të rrëmbyeshëm por për ta kushtet e jetesës janë çnjerëzore, raportojnë mediat franceze.

Shoqata humanitare Utopia 56 është e pranishme në krah të shqiptarëve për t’i ndihmuar, por mbetet e shqetësuar nëse ata qëndrojnë në këto kushte.

Shërbimet shtetërore po monitorojnë nga afër situatën. Prefektura kujtoi megjithatë se kur këta persona u larguan nga kampi të dielën, më 9 janar, e nuk bënë asnjë kërkesë për strehim.