Policia holandeze kap pas 20 vitesh shqiptarin e shumëkërkuar dhe të dënuar me 30 vjet burg

47
Sigal

Autoritetet e Policisë holandeze kanë bërë me dije se kanë mundur të arrestojnë një nga personat më të kërkuar të homologëve të tyre italianë. Ky person sipas tyre ishte i dënuar me plot 30 vjet burg për trafik droge dhe madje sipas tyre ky trafik ishte realizuar nga i arrestuari plot dy dekada më parë.

Referuar të dhënave të pakta që ka publikuar media holandeze bëhet me dije se i shumëkërkuari është një shtetas dhe trafikant nga Shqipëria që fshihej në Holandë, por nuk dihet se prej sa vitesh i dënuari në mungesë gjendej në tokën e tyre.

Referuar të dhënave të këtyre mediave mësohet se ka qenë njësia “FAST” e policisë holandeze ka arrestuar një 45-vjecar shqiptar të dënuar në Itali me 30 vjet burg për trafik droge.

Ngjarjet për të cilat akuzohet shqiptari kanë ndodhur mes viteve 2001-2003 dhe lidhen me trafikun e heroinës nga Shqipëria në Itali.

Në një nga episodet, në vitin 2003 në Empoli të Italisë janë sekuestruar 14 kg heroinë. 45-vjeçari konsiderohet organizator i këtij rasti transporti. Prej vitesh ai fshihej në Holandë nën një identitet të rremë dhe u arrit të zbulohej pas hetimeve të FAST Holanda.

Ai do të paraqitet në Gjykatën e Amsterdamit e cila do të vendosë për ekstradimin e tij në Itali. Autoritetet holandeze e kanë mbajtur të fshehur emrin e shqiptarit të arrestuar, ndërkohë që së shpejti ai do të ekstradohet në drejtim të Italisë, ku edhe do të përballet me drejtësinë vendase.