Shqipëria destinacion dhe në vjeshtë, INSTAT: 700 mijë turistë vetëm në tetor, 90% më shumë se 2022

26
Sigal

Shqipëria ishte destinacion turizmi edhe në Vjeshtë. Rreth 700 mijë të huaj vizituan vendin tonë vetëm gjatë Shtatorit, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, një rritje me rreth 90 % krahasuar me një vite më parë. Pjesa e më e madhe e vizitorëve ishin Evropianë, por nuk munguan as turistët nga Amerika dhe Azia.

Vendi ynë vazhdon të jetë një nga destinacionet e preferuara edhe gjatë vjeshtës, trend ky i konfirmuar edhe nga Instituti i Statistikave.

Sipas të dhënave vetëm në muajin tetor 700 mijë të huaj vizituan Shqipërinë duke shënuar një rritje me 90% në krahasim me një vit me parë.

Pjesa më e madhe e vizitoreve nga Evropa me 660 mijë persona pasuar me pas nga Amerika dhe Azia Lindore përkatësisht me 16 mijë dhe 8.355 vizitorë.

Por ajo çka vihet re në raport është se ka një rritje të numrit të personave të cilët kane hyrë në territorin e republikës si udhëtarë transit.

Janë të paktën 441 mijë të tillë që kaluan përmes vendit tonë për të kaluar në destinacionet e tyre nga 320 mijë që ishin vitin e kaluar.

Kujtojmë se pika kulmore e turizmit në vendit tonë u shënua në muajin gusht të këtij viti ku u regjistruan 2.86 milionë turistë brenda një muaji.

Ndërsa ashtu siç në fakt ishte planifikuar, marrë kjo në harkun kohor brenda 10 muajve gati 9 milion persona vizituan Shqipërinë, shifër e cila konstaton në rritje me 32% me tepër se një vit më parë.