Ulje temperaturash, dëborë në veri dhe juglindje!

23
Sigal

Sot do të kemi mot të qëndrueshëm e të kthjellët me temperatura të ulëta në vlerat minimale. Do të mbetëmi nën ndikimin e të ftohtit Siberian edhe gjatë ditës së hënë ku orët e paradites; do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por moti do të jetë i ftohtë, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si edhe dëbore në të gjithë vendin.

Ditën e Martë dhe të Mërkurë do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive. Bora do të jetë prezente në veri, verilindje dhe juglindje kryesisht me intensitet deri mesatar në zonën e Bajram Currit, Kukësit, Peshkopisë dhe Korçës.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-9m/s, hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 13-25m/s duke u bërë problematike. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5ballë.

Ditën e Enjte dhe të Premte moti parashikohet me alternime të herëpasherëshme vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet ulët. Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore, si dhe mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut e të borës.