Po shkurtonte pemën, humb jetën shqiptari në Selanik

243
Sigal

Një punëtor 50-vjeçar nga Shqipëria vdiq tragjikisht pasditen e së enjtes në Pefka, në Selanik.

Sipas informacionit nga Thestival, punëtori po shkurtonte një pemë në oborrin e një shtëpie në rrugën Propylaion.

Nën rrethana të paqarta ai ra poshtë shkallëve, duke marrë dëmtime të rëndë.

Një ambulancë shkoi në vendin e ngjarjes, por për fat të keq shqiptari kishte ndërruar jetë.

50-vjeçari ishte baba i katër fëmijëve dhe punonte për të zbukuruar kopshtet e disa shtëpive në zonën e Pefka.