Shiu i rrëmbyeshëm shkakton probleme në Vaun e Dejës, rrugët mbushen me uji

285
Sigal

Përmbytjet në vend kanë shkaktuar kaos në rrugë dhe shqetësim për qytetarët.

Pasi qyteti i Durrësit u përmbyt dhe pamjet bënë xhiron e rrjetit mbrëmjen e djeshme, probleme ka hasur dhe Vau i Dejës.

Rrugët problematike kanë pësuar dhe më shumë dëmtime seç kishin.

Rruga gropa-gropa është pamja që vjen në videon e publikuar nga qytetarët të cilët duan zgjidhje sa më parë për situatën e krijuar.

Qytetet e Shqipërisë u përfshinë mbrëmjen e djeshme nga shira të furishëm, që shkaktuan dëme dhe kryesisht përmbytje në vend.