“Tani është momenti për rezistencë”, thirrja e kryebashkiakut të Kievit: Forcat ruse po lëvizin, përgatituni!

186
Sigal

Kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko, bën një reagim të fundit mbi situatën në kryeqytetin e Ukrainës, ku thothë se tani është koha për t’u përgatitur për rezistencë, raporton “BBC”.

Kryebashkiaku paralajmëron banorët e Kievit se forcat ruse po lëvizin drejt kryeqytetit dhe ju kërkon atyre të qëndrojnë brenda dhe të përgatiten për të mbrojtur vendin.

Armiku po grumbullon forcat gjithnjë e më afër”, thotë kryebashkiaku Klitschko, duke shtuar se tani ka pasur luftime në periferi të kryeqytetit.

Ne po përgatitemi të mbrojmë Kievin. Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mos humbasin qëndrueshmërinë e tyre”, shton ai.