“Përplasen” anijet luftarake ruse dhe amerikane, incident mes dy superfuqive në Detin Arabik

574
Sigal

Media amerikane CNN ka njoftuar ditën e sotme se është shënuar një incident dhe një provokim nga pala ruse në Detin Arabik. Një anije luftarake ruse “iu afrua ne mënyrë agresive” një anijeje luftarake të marinës amerikane ndërsa ishte duke vepruar në Detin Arabik të Veriut këtë të enjte, duke injoruar paralajmërimet nga anija amerikane dhe duke rritur rrezikun e një përplasjeje, ka raportuar CNN.

Video e incidentit, tregon se anija luftarake ruse afrohet me shpejtësi drejt USS Farragut, duke iu afruar deri në 180 m largësi anijes amerikane përpara se të ndryshonte plotësisht kursin. Ky njoftim ka ardhur nga zyrtarët e mbrojtjes amerikane.

Incidenti është shembull i tregimit të forcës midis forcave ushtarake amerikane dhe ruse, që zyrtarët amerikanë e kanë cilësuar si të pasigurt dhe provokues.

Ky incident vjen afro shtatë muaj më pas incidentit tjetër që ndodhin në oqeanin Paqësor, kur anijet luftarake amerikane dhe ruse iu afruan aq afër njëra tjetrës saqë anijes amerikane iu desh të kryente një manovrim urgjent për të shmangur një përplasje.

Në një deklaratë Flota e marinës amerikane e cila mbikëqyr operacionet detare në lindjen e mesme tha se:

“Të enjten, 9 janar, ndërsa po kryente operacione rutinë në Detin Arabik të Veriut, USS Farragut iu afrua në mënyrë agresive një anije ruse e Marinës”.

“Farragut dha sinjalin detar ndërkombëtar për rrezikun e një përplasjeje, dhe kërkoi që anija ruse të ndryshojë kursin në përputhje me rregullat ndërkombëtare të rrugës. Anija ruse fillimisht refuzoi, por përfundimisht ndryshoi kursin”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se:

“Ndërsa anija ruse kryente këto veprime, vonesa fillestare në përputhje me rregullat ndërkombëtare, ndërsa po bënte një qasje agresive rriti rrezikun e përplasjes”.

Anija ruse përfundimisht u largua pasi u vendos komunikimi përmes radios me anijet shkatërruese amerikane.

Një zyrtar i marinës amerikane thotë se Farragut është pjesë e grupit të transportuesit të avionëve USS Harry S. Truman dhe Farragut të cilat kanë për detyrë të përgjojnë anijet e mundshme të armikut për t’i parandaluar ata të afrohen tek transportuesi i avionëve.

Pas incidentit të qershorit, Marina amerikane akuzoi një anije luftarake Ruse se kishte ndërmarrë një veprim dyshues dhe provokues duke u afruar në largësinë 100 metra këmbë nga USS Chancellorsville, duke detyruar anijen amerikane të kryejë një manovër emergjente për të shmangur një përplasje.

Në videon e marrë nga anija amerikane, të dy anijet afrohen aq shumë sa që marinarët rusë mund të shihen duke bërë banjë dielli në skajin e anijes së tyre./abcnews.al