Nxënësi hyn i armatosur në shkollë, vret mësuesin, plagos disa të tjerë

480
Sigal

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur këtë të premte në një shkollë në Meksikë, ku një 12-vjeçar ka hyrë në një shkollë e ka vrarë mësuesin, si dhe ka plagosur së paku gjashtë persona të tjerë.

Mediat e huaja raportojnë se i mituri ka hyrë në shkollë i pajisur me dy armë zjarri. Ai ka qëlluar në drejtim të mësuesit, e vrau atë, plagosi edhe gjashtë të tjerë dhe në fund kreu vetëvrasje.

Nga të plagosurit, dy janë në gjendje të rëndë për jetën. Nxënësi jetonte vetëm me nënën e tij.