OKB dështon me rezolutën për sulmin kimik në Siri, Rusia vendos veton

501
Kombet e Bashkuara nuk ia kanë dalë të adoptojnë një draft rezolutë mbi sulmin kimik në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri, pasi Rusia vendosi veton.

Ndër 15 anëtarët e Këshillit, 10 votuan pro, 2 kundër dhe 3 abstenuan. Dokumenti i hartuar nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Shtetet e Bashkuara kërkon që ushtria siriane t’i sigurojë akses të papenguar hetuesve të OKB mbi detajet e operacioneve të tyre në ditën e sulmit kimik, ku 80 persona mbetën të vdekur e shumë të tjerë u plagosën.

Por palët kundërshtuese, përfshi këtu Kinën, nuk kanë rënë dakort me disa elemente të draftit, për të cilat ata kërkojnë amendime me konsensus nga anëtarët e Këshillit. Kina mendon se qasja politike është mënyra e vetme e zgjidhjes së çështjes siriane, që nuk mund të varet më nga mjetet ushtarake.
Sigal