Shënohen 146 viktima nga koronavirusi në Greqi

366
Sigal

Në 24 orët e fundit në shtetin grek janë shënuar 2 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 146.

Ndërkohë janë regjistruar 6 raste të reja, duke shkuar në 2,632 të prekur nga koronavirusi.

Sipas faqes së internetit “worldmeters” 1.112 raste janë aktive dhe 35 persona ndodhen në terapi intensive.

Numri i të prekurve me koronavirusin ka shkuar në mbi 3.6 milionë në të gjithë botën, dhe mbi 250 mijë viktima.