Bien ndjeshëm numri i vikimave në Itali, regjistrohen 195 të vdekur në 24 orët e fundit

369
Sigal

Ditën e sotme numri aktual i personave pozitiv me Covid-19 në Itali ka shkuar në 99,980. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 195 viktima e 1,221 raste pozitive më shumë.

Numri i përgjithshëm i viktimave në mbi 2 muaj pandemi ka arritur sot më 29,079 e numri i të infektuarve 211,938.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,225 pacientë të shëruar e numri i përgjithsëm i tyre ka arritur sot më 82,879.

Në repartet e terapisë intesive sot janë 22 pacientë më pak e numri i tyre është 1,479.

Në Itali numri i tamponeve të kryer është 2,191,403.