Akuzat për trafik droge e prostitucion, lihet në fuqi dënimi me 8 vjet e 9 muaj burg për Safet Bajrin

185
Sigal

Gjykata e Lartë ka lënë ën fuqi dënimin me 8 vite dhe 9 muaj burg për Safet Bajrin. Kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkodrës me njohjen e vendimit të gjykatave belge.

Kujtojmë se Bajri prej disa muajsh kërkon edhe lirinë me kusht, kërkesa të cilat janë rrëzuar nga gjykatat. Atij i mbeten edhe disa muaj nga vuajtja e dënimit.

Nga mesi i qershorit gjykata e Shkallës së Parë Fier ka rrëzuar kërkesën për liri të anëtarit të bandës së Shkodrës. Kjo në bazë të kërkesës së prokurorit të çështjes Genci Mane, i cili ka kërkuar të mos marrë në konsideratë kërkesën për liri të Safet Rustemi.

Kush është Safet Rustemi (Bajri)?

Bajri akuzohet për trafik droge e prostitucion nga nga Gjykata e Brukselit. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim. Ndërkaq në Shqipëri, Safet Bajri akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh. Bajrit i janë sekuestruar një sërë pronash në Shqipëri.  Ai u ndalua në ambientet e një magazine në zonën e “Xhamllikut” katër vite më parë, në kryeqytet, ndërsa mbante edhe një armë pa leje.

Arrestimi i tij u krye në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, prej afro një viti, pas dyshimeve për përfshirjen e tij apo drejtimin e një organizate kriminale të trafikut të lëndëve narkotike. Nga ana tjetër, ai figuronte në listën e personave më të kërkuar të Belgjikës, i dënuar me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale, që përpiqej të kontrollonte trafikun e drogës në Bruksel.