Maliqi: Jemi njëlloj si në diktaturë (VIDEO)

339
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi shprehet se qeveria e sotme është e kriminalizuar dhe nuk ka asnjë lidhje me problemet që ka sot vendi.

Gjatë një intervistë për televizionin TV1 Channel, Maliqi shprehet se këto vite qytetarët janë mashtruar nga qeveria dhe pandemia e koronavirusi tregoi mashtrimin.

Maliqi tha se kryeministri Edi Rama ka marrë çdo pushtet dhe tashmë është një rrezik real për vendin.

“Jemi njëlloj si në diktaturë, edhe Enver Hoxha shpërndante një pjesë te kompetencave të Mehemti apo të tjerët në byro, ky (Edi Rama) i ka marrë të gjitha për vete”,- shprehet Maliqi.

LIDHJE DIREKTE-LEFTER MALIQI

𝗗𝗲𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗶 𝗼𝗽𝗼𝘇𝗶𝘁𝗲𝘀 𝗟𝗲𝗳𝘁𝗲𝗿 𝗠𝗮𝗹𝗶𝗾𝗶 𝗻𝗲 𝗻𝗷𝗲 𝗹𝗶𝗱𝗵𝗷𝗲 𝘁𝗲 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗽𝗲𝗿𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁 𝗻𝗲 𝗧𝘃𝟭-𝗖𝗵𝗮𝗻𝗻𝗲𝗹: Kam ndjekur situaten dhe problematikat e Shkodres dhe te cdo qytetit tjeter te Shqiperise. Jam nje nder zerat kunder, te masave ekstreme kufizuese te cilat percillen me ekstrem dhe terror nga kryeministri ne Surrel ne bunkerin e tij duke e futur popullin ne panik dhe terror. Kete periudhe kryeministri e ka perdorur per te bere pazar te paster me shqiptaret duke perdorur riatdhesimet, duke dhene tendera sekret. Fati i keq i shqiptareve eshte qe udhehiqet nga nje njeri qe nuk ka lidhje me partine socialiste por ka lidhje me nje rilindje te korruptuar anormale. Shqiperia sot nuk vuan nga coivd-19 por vuan nga nje fatkeqesi edhe me e madhe qe eshte ajo e te pasurit ne krye te qeverise nje njeri qe po ua merr jeten shqiptareve.Paketa e luftes dhe ndihma per bizneset eshte nje show mashtrimi, kryeministri po e nenshtron popullin, po ben nje fushate elektorale duke u dhene ca lek dhe ndihma ne ushqime qytetareve. Ky deshiron qe permes oligarkeve te mbaje pushteti, po tallet me shqiptaret. Ka ardhur momenti qe pas qershorit te ngrihemi me protesta te qendrueshme deri ne shperndarjen e parlamentit. Kam besimin edhe tek presidenti i vendit i cili e nisi me 2 mars dhe ishte nje manifestim madheshtor. Ky njeri e shpopulloj vendin, rinia iku. Sot jemi nje vend ku defakto eshte instaluar diktatura dhe vetem Shkodra eshte sot vendi i frymezimit i demokracise.Presidenti Meta gjate kesaj periudhe ka qene aktiv dhe ka vepruar ne perputhje me interesat e vendit, te qytetareve dhe demokracine. Ai ka qene aktiv duke dhurruar gjak, ka qene ne presidence ne qytete duke ndjekur situaten ndersa beu i Surrelit shperndan vetem mesazhe paniku dhe terrori per qytetaret.

Gepostet von TV1 Channel – Shkodër am Montag, 4. Mai 2020