Dyshohet se dhunoi kunatën, arrestohet 48 vjeçari në Krujë

278
Sigal

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit , pasi dyshohet për dhunë në familje.

Sipas bluve në pranga ka rënë B. R., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky i fundit është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

“Arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.