Pas Shqipërisë, tërmeti lëkund edhe Kosovën

435
Sigal

Lëkundje tërmeti janë ndjerë ditën e sotme edhe në Kosovë. Tërmeti  me magnitudë 3.1 i shkallës rihter është regjistruar në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa epiqendra ka qenë në rajonin e Prizrenit, konkretisht në zonën e Dragashit.

Lëkundje të forta nga tërmeti ka pasur dhe në Shqipëri. Tërmeti i sotmëm me epiqendër në fshatin Miras të Korçës kishte magnitudë 5.2.  Banorët në rajonin e Korçës shprehen se lëkundjet kanë shkaktuar dëme materiale në shtëpitë e tyre.