Hungari/ Humb jetën emigranti pakistanez pas bllokadës nga policia

399
Një emigrant ka humbur jetën gjatë bllokadës me Policinë në Bicske. Viktima është një pakistanez rreth 50 vjeç, i cili ka rënë në kokë në shinat e trenit gjatë bllokadës. Qindra emigrantë të bllokuar prej ditësh në stacionin hekurudhor të Budapestit kanë lënë stacionin dhe janë nisur në këmbë për të arritur në Austri. Grupi tashmë po drejtohet autostradës Budapest- Vjenë dhe policia e cila po shoqëron grupin e emigrantëve ndalon trafikun në momentin kur ata kalojnë. Duke qenë në këto kushte Hungaria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të krizës së klandestinëve. Parlamenti i vendit ka vendosur me shumicë votash një paketë të re ligjesh që forcon masat kundër emigrantëve.
Sigal