“Pa prerë pula, lopë apo derra”/ Hapet fabrika e parë e mishit artificial

143
Sigal

Një ndërmarrje izraelite ka hapur fabrikën e parë të mishit artificial në botë. Future Meat Technologies ka bërë me dije se fabrika e ngritur në qytetin Rehovot mund të prodhojë 500 kg mish në ditë, të bazuar në qelizat e kafshëve.

Fillimisht, fabrika do të prodhojë mish pule dhe derri, pa përbërës gjenetikisht të modifikuar.

“Shmangim nevojën për të sakrifikuar pula, lopë apo derra për ushqimin tonë dhe garantojmë se prodhimet tona janë po aq të shijshme dhe të ushqyeshme”, lexohet në faqen në internet të kompanisë izraelite.

Sipas kompanisë, prodhimi i mishit është i papërballueshëm aktualisht, pasi bagëtitë përdorin më shumë se 80% të tokës në planet dhe është faktor i rëndësishëm për shpyllëzimin. Në këtë mënyrë, sipas kësaj kompanie, në të ardhmen do të ketë mungesë të prodhimeve të mishit dhe do të rriten jashtëzakonisht shumë çmimet.

“Kemi gjetur një mënyrë për të garantuar prodhimin në të ardhmen, duke ulur me 80% emetimet nga ky prodhim, duke përdorur 99% më pak tokë dhe 96% më pak ujë”, lexohet më tej në faqen e kompanisë.