Mbyllet pjesa e parë/ Belgjika po fiton ndaj Portugalisë

151
Sigal

Ka përfunduar pjesa e parë mes Belgjikës dhe Portugalisë e vlefshme për fazën e 1/8 në “Euro 2020”.

Dy Kombëtaret janë duke zhvilluar super ndeshje dhe kanë provuar të gjejnë golin nga minuta e parë. Diogo Jota nga afërsia dhe Cristiano Ronaldo nga gjuajtja e lirë, provuan për Portugalinë e cila ishte e pafat.

Ndërkohë, Belgjika gjeti golin me anë të Thorgan Hazard. Sulmuesi belg realizoi supergol nga diagonalja duke e lënë të “ngrirë” portierin kundërshtar.

Belgjika po fiton 1-0.