Operacioni “Bisha”/ Policia e Italisë arreston grupin shqiptar për trafikun e kokainës, sekuestrohen 25 mijë euro

159
Sigal

Policia e Italisë ka arrestuar 5 persona mes tyre tre shtetas shqiptarë të moshës 22, 27 dhe 55 vjeç të cilëve iu sekuestrua një sasi prej 3 kg kokainë.

Operacioni i quajtur “Bishë” ka nisur hetimet që në vitin 2019 në zonën e Braid. Mediat italiane raportojnë se dy vite më parë u arreestuan dy persona pasi iu gjetën 50 gramë kokainë dhe 14 mijë euro para CASH, që dyshohet se vijnë si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Policia njofton se ky operacion është quajtur “Bisha” pasi kjo ishte përshëndetja mes shpërndarësve të drogës dhe anëtarëve të tjerë të grupit.

Droga vinte nga Shqipëria dhe baza logjistike për shitjen e saj ishte në Brad. Gjatë hetimit u arrestuan tetë persona të tjerë, të gjithë të kapur në veprën e shpërndarjes së drogës. Autoritetet bëjnë me dije se gjithsej u sekuestruan 3 kilogramë kokainë dhe 25 mijë euro CASH.