Sigal

Drejtësia indiane ka dënuar me vdekje dy të rinj të cilët akuzohen për rrëmbim personi, abuzim seksual dhe tantative vrasje të një vajze 8-vjeçare.

Pas një hetimi dy mujor, prokurorët mblodhën prova të arsyeshme për të dhënë dënimin ekstrem për Irfan Mewatit, 20 vjeç dhe Asif Mewati, 24 vjeç.

Nga të gjitha provat e grumbulluara  prokurorët arritën në konkluzionin se dy personat dhunonin brutalisht dhe torturonin nxënëse përpara si t’i vrisnin.

Dosja prej 350 faqesh, bazuar në 92 dëshmi duke përfshirë pamjet e kamerave  dhe mostrat e ADN-së, ishin të mjaftueshme për gjykatësin, i cili dha vendimin me vdekje bazuar në Kodin Penal të rishikuar.