Franca deklaron se ka kaluar pikun e pandemisë

272
Sigal

Franca sot ka regjistruar një rënie të ndjeshme të viktimave ku u shënuan brenda 643 viktimave, 334 më pak se dje ku 987 persona humbën jetën nga COVID-19.

Zyrtari i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë, Jerome Salomon, deklaroi se Franca e ka kaluar tashmë pikun, por pandemia mbetet ende aktive.

Ai u shpreh i impresionuar se, si popullata është ndërgjegjësuar dhe po e lufton, duke theksuar se në këtë fundjavë me diell është shumë e rëndësishme që qytetarët të qëndrojnë mbyllur në shtëpi ,për të shpëtuar sa më shumë jetë.

Franca shënon 13 mijë e 832 viktima në total nga COVID-19 dhe i është bashkuar vendeve si Spanja apo Italia që shënojnë rënie në shifra. Problematike në Europë mbeten Britania dhe Zvicra me rritje të shifrave të viktimave.