Prof. Kastriot Islami: Nuk ka barazi mes të keqes dhe të mirës pa larguar Ramën

195
Sigal

 

Që të mund të jetë bindëse mbështetja për opozitën duhet të vendoset simetria e goditjes fatale. Kjo do të thotë ndryshe që duhet të goditet Edi Rama si drejtuesi i korrupsionit, krimit, trafiqeve dhe blerjes së zgjedhjeve, përndryshe goditja për opozitën do të thote mbështetja për maxhorancën, për drejtuesin e mafias, Edi Ramën. E thënë më troç, nëse nuk shpallet “non grata”, nuk largohet nga Kuvendi i dorëzohet SPAKU-t Edi Rama nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme, dhe për rrjedhojë shumica e qytetarëve do të mbeten në opozitë, dhe një pjesë e tyre e madhe do të bejnë gati valixhet për të emigruar… Nuk mund të ketë Marrëveshje mes të keqes e të mirës. Nuk mund të ketë bashkëpunim mes hajdutit dhe të vjedhurit! Kjo është e vetmja mënyrë që të fillojë të tejlalohet kriza politike, kushtetuese. E demokracisë të cilët në thelb janë të treja komponëntë të një krize të thellë morale!